Nëse ndodh kjo, Neymar kalon te Real Madrid

Futboll 14 Shtator 2018 23:11

Pasi Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi, rruga për Neymarin është hapur që të transferohet te Real Madridi.

Ylli brazilian dëshiron që të jetë lider i madrilenëve, ashtu siç ishte edhe portugezi që kaloi para pak ditësh te Juventusi.

Real Madridi është duke tentuar ta bindë babanë e Neymarit që të largojë atë nga PSG-ja për një shumë rreth 250 milionë euro.

Nëse skuadra spanjolle arrin ta bindë babanë e brazilianit, atëherë marrëveshja për ta transferuar është punë e kryer.