Neville tha “Liverpooli ta harrojë Championsin”, Klopp reagon dhe ia tregon vendin

Futboll 14 Shtator 2018 14:25

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se nuk e kupton Gary Nevillen, pas deklaratave për “Redsat” ditë më parë.

“Liverpooli duhet të fokusohet në Premierlige sepse nëse ne shkurt mas dhe prill nuk është në Champions, do të ketë jave të lira dhe në këtë mënyrë do të kishte më shumë mundësi për të triumfuar, duhet te harrojë Champions Leaguen”, kishte thënë ditë më parë Neville.

Kjo nuk i pëlqeu aspak trajnerit të “Redsave” dhe ka reaguar në konferencë për media para ndeshjes me Tottenhamin në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

“Është pak budallallëk të jesh ulur në një zyrë dhe të flasësh për futbollin, është ndryshe ta bësh punën”.

“Si do të funksiononte kjo? Ne nuk luajmë në Ligën e Kampionëve apo çfarë”, pyet Klopp.

“Gary duhet të vijë dhe të më thotë saktësisht se si funksionon kjo. Si përgatitet për një lojë kur nuk përqendrohet te ajo? Nuk e kuptoj, a luajmë me fëmijët apo çfarë?”, vijon trajneri i Liverpoolit.

“Unë nuk dua të jem shumë kritik sepse nuk e di saktësisht se çfarë apo pse ai e ka thënë këtë, por është pak budallallëk. Kur je i ulur në zyrë dhe flet për futbollin, është ndryshe puna”- tha tekniku i ‘The Reds’. /Insporti.com/