Notat e lojtarëve: Southampton – Chelsea

Futboll 07 Tetor 2018 17:50

Chelsea ka fituar në udhëtim te Southamptoni me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.

Blutë e Maurizio Sarrit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat dhe pas kësaj fitore ka arritur të bëhet lider i përkohshëm në Ligën Premier.

Golat në këtë fitore të skuadrës londineze u shënuan nga Eden Hazard (30′), Ross Barkley (57′) dhe Alvaro Morata (90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli belg Hazard, i cili u vlerësua me notë 9.1.