Nuk mundet mbreti në oborrin mbretëror – shikoni pamjet

Basketboll 26 Maj 2018 10:04

Cleveland Cavaliers kanë shënuar fitore në ndeshjen e gjahstë të serisë finale të plejofit në Konferencën Lindore dhe tashmë kjo seri është barazuar në 3:3.

Nëse do të jetë Clevelandi ose Bostoni, ekipi që do të luajë në finalen e sezonit të sivjetmë në ligën NBA do të dihet pas ndeshjes së shtatë dhe vendimtare që zhvillohet në Boston.

Ashtu siç edhe pritej Cleveland, në këtë ndeshje, për lider kishte LeBron Jamesin, i cili dhe edhe një shfaqje mahnitëse sa i përket statistikave dhe shënoi një prej koshave më interesant dhe më të përfolur të plejofit sivjet.

Clevelandi ishte në epërsi 101:94 dhe në sekonda te fundit të sulmit, ky lojtar i dha ekipit të tij epërsi prej 10 pikëve kur kishin mbetur vetëm edhe 1001 sekonda lojë, kurse koshi i shënuar do të jetë pjesë e siglave të ligës NBA dhe basketbollit në media në të gjithë botën.

LeBron ndeshjen e përfundoi me 46 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime dhe ishte i ndihmuar nga George Hill, i cili shtoi 20 pikë të tjera.

Clevleandi fitoi 109:99, në ndeshjen në të cilën Bostoni nuk kishte përgjigje për LeBronin dhe nuk shkëlqeu në sulm. Në fakt, dy prej lojtarëve më të zënë në fazën defanzive Tarry Rozier II dhe Jaylen Brown ishin edhe liderët në shënime për këtë ekip dhe 28, përkatësisht 27 pikë.