Odegaard dhe Vinicius dhurojnë spektakël, braziliani shënon gol (VIDEO)

Futboll 10 Gusht 2018 12:26

Vinicius Junior dhe Martin Odegaard janë duke bërë të pamundurën që t’i lënë mbresa trajnerit, Julen Lopetegui në stërvitje – për të qëndruar në ekipin e parë për sezonin 2018/19.

Njëri 18 vjeçar e tjetri 19, kanë lënë me gojë hapur shokët në stërvitje, me lojën e bukur që zhvilluan e cila u konkretizua me gol nga talenti brazilian.

Në aksion u përfshin edhe Tomës e Asensio, ky i fundit nuk realizoi, por topi u kthye sërish te Vinicius për të mbyllur me gol këtë lojë të bukur ekipore. /Insporti.com/