“Onda Cero”: Reali arrin marrëveshje me Thiagon

Futboll 10 Gusht 2018 14:30

Sipas “El Transistor” në “Onda Cero”, Real Madridi ka arritur një marrëveshje me Thiago Alcántaran dhe tani do të tentojnë t’i mbyllin sa më parë negociatat me Bayern Munichun.

Ndryshe nga rastet e James Rodrigues, apo Robert Lewandowski, për të cilët bavarezët nuk ishin të gatshëm për të negociuar, ata kanë pranuar ta bëjnë këtë për ish mesfushorin e Barcelonës.

Los Blancos mendojnë se Alcántara është opsioni më i mirë për Mateo Kovacicin, i cili u huazua për një vit te Chelsea.

Julen Lopetegui e njeh shumë mirë atë nga koha me Spanjën, fillimisht me U-21 ku u shpall kampion Europe e më pas me Kombëtaren A.

Thiago, i cili  është lojtar i dal nga akademia e Barcelonës “La Masia”, ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021, por ndjen se ka nevojë për ndryshim dhe i pëlqen ideja për të punuar me Lopetegui.

Sido që të jetë, kthimi i spanjollit në Spanjë nuk do të jetë aspak i mirë për Barcelonën, që qysh tanimediet katalunase  kanë nisur ta konsiderojnë si një rast tradhtie, për shkak të viteve të kaluara te klubi nga “Camp Nou”.

Raportohet se Thiago mund të bëhet i Realit për 50 milionë euro. /Insporti.com/