Pa fitues në kryendeshje

Superliga 22 Prill 2018 17:40

Nuk ka dhënë fitues derbi i javës së 17-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Ndeshja mes Shqiponjës e Vushtrrisë u mbyll me rezultatin 26:26. Kjo ndeshje u luajt të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Pas pjesës së parë vendaset ishin në epërsi me një gol, 14:13, por në fund rezultati ishte i barabartë. Vushtrria kështu ka ruajtur epërsinë prej dy pikëve ndaj Shqiponjës. Udhëheq me 29 pikë, ndërsa Shqiponja e vendit të dytë i ka 27 pikë. Fazlija me 12 gola ishte më efikasja te Shqiponja, ndërsa te Vushtrria u dallua Tahiri me 8 gola.

Në Gjakovë u luajt edhe ndeshja tjetër e javës së 17-të të Superligës A. Të dielen Istogu fitoi ndaj Prishtinës me dy gola dallim, 22:20. 8:7 ishte rezultati pas pjesës së parë. Kameri e udhëhoqi Istogun me 9 gola. Te Prishtina nga pesë gola i shënuan Berisha e Stagova. Istogu mbetet i treti me 25 pikë, ndërsa Prishtina në vend të katërt me 19 pikë.