Pa Ronaldon dhe pa probleme, Reali shkelë Juventusin

Futboll 05 Gusht 2018 09:37

International Champions Cup ishte gara që uri Real Madridin dhe Juventusin përballë, në kohën kur këto të dyja, janë kliubet më të përfolura sportive në Evropë, pas kalimit të Cristiano Ronaldos nga Reali në Juventus.

Reali shnëoi fitore me rezultat 3:1, në ndehsjen kur Ronaldo nuk luajti as për ekipin e tij të ri. Në fakt, ndeshjen më mirë e nisën kampionët e Italisë të cilët vetëm pas 12 minutave e shënaun golin e parë.

Transferimi i ri i Juventusit, Joao Cancelo harkoi në zonë, ndërsa Dani Carvajal i Realit në tentim për ta larguar topin e dërgoi në rrjetë për 0-1.

Reali pas golit të pranuar morri iniciativën dhe kërkoi me çdo kusht barazimin e rezultatit.

Një gjëje të tillë madrilenët ia arritën në minutën e 39-të, kur Gareth Bale shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-1, me të cilin edhe përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Kampionët në fuqi të Evropës treguan forcën në pjesën e dytë ku shënuan edhe dy gola.
Ishte super talenti spanjoll, Marco Asensio që shënoi dy gola pas inkuadrimit në lojë nga banka rezervë.

Vinicius Junior dhe Lucas Vasquez ishin asistues në golat e shënuar nga Asensio.

Kësisoj Reali e shënon fitoren e parë në SHBA, pas humbjes nga Manchester United.