Para natës magjike në Moskë

Futboll 15 Korrik 2018 12:47

Arben Berisha

Qё nga mёrkura e 11 korrikut, po tё jesh nё rrugёt dhe sheshet e Moskёs, tё krijohet pёrshtypja qё je nё mes tё Zagrebit ose cilitdo qytet nё Kroaci. Numri i kroatёve nё kryeqytetin rus ёshtё shtuar tej mase dhe se problem i tyre s’kanё qenё çmimet e larta, hotelet e shtrenjta e gjithçka tjetёr qё mund tё jetё financiarisht e papёrballueshme, por lufta e tyre pёr tё gjetur sa mё shumё bileta pёr finale, pёr dicka qё tashmё ёshtё historike pёr ta, pavarёsisht rezultatit.

Ata nё fakt me atmosferёn qё kanё krijuar vazhdimisht qё prej se e siguruan finalen, i kanё bёrё
pёr vete edhe tifozёt e tjerё qё kanё mbetur ende ne Rusi.

Rusёt nga ana tjetёr mbёshtesin Francёn dhe jo vetёm pse vet u eliminuan nga kroatёt nё
çerekfinale, por edhe pёr shkak tё raporteve ndёrshtetёrore.

Por, kroatёt ishin pёrfaqёsuesja mё simpatike e botёrorit, pёrveçse mё e vendosura, dhe me pёrkrahje shumё shumё tё madhe nё botё pёr t’u shpallё kampionё. Ky nuk ёshtё vetёm njё pikёvёshtrim subjektiv ose i momentit, por njё pёrshtypje e krijuar dhe e dёshmuar.

Francezёt duken relativisht tё qetё nё kёtё aspekt, qё ose mund tё jetё njё “ngopje” me dy finale tё njёpasnjёshme evropian-botёror, ose njё siguri e madhe se ndaj Francёs nё finale s’do ta kenё problem.

Megjithatё, duke e parё pёrkrahjen jo shumё tё madhe pёr “gjelat” nё Shёn Petersburg pёr takimin gjysmёfinal ndaj Belgjikёs, atёherё ёshtё lehtё e pritshme qё edhe nё Luzhniki nё finale ata sёrish do tё “eklipsohen” nga tifozёt e kombёtares tjetёr, sado qё me Belgjikёn ishin tё njёjtё nё kёtё aspekt.

Por nё fund as njё mbёshtetje e madhe dhe as mungesa e saj mund tё mos jenë faktori determinues pёr kampionin e ri tё botёs. Franca e ka shansin e parё ta fitojё titullin e parё jashtё vendit tё vet e tё dytin nё histori, kurse Kroacia shansin jetёsor dhe tё gjeneratёs qё jo vetёm se do ta ngrisё trofeun “Jules Rimmet”, por do ta njё ngrisë njё shtet tё vogёl ballkanas lart, shumё lart.

Rёndёsia e ndeshjes dhe dёshira e madhe pёr fitore mund ta bёjё atё jo aq tё bukur pёr ta parё, por e garantuar ёshtё qё Luzhniki do tё kumbojё nga zёrat e mёse 80 mijё spektatorёve, qё kanё fatin tё jenё tё pranishёm nё finalen e njё prej kampionateve mё interesante botёrore nё histori.