Pas nëntë vjetësh, Reali nis sezonin pa Ronaldon – formacioni për 2018/19 (FOTO)

Futboll 11 Gusht 2018 09:51

Cristiano Ronaldo tashmë i takon të kaluarës së Real Madridit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u transferua në Juventus këtë verë, duke u larguar nga “Santiago Bernabeu” pas nëntë vjetëve për 100 milionë euro, ndërsa Los Blancos e kishin blerë më 2009, 96 milionë.

Sulmuesi portugez ka qenë i padiskutueshëm në 11-shen e klubit spanjoll për nëntë sezone – që kur u transferua nga Manchester United, ai ka qenë yll në ngritje.

Ronaldo i dha lamtumirën Realit me 450 gola në 438 paraqitje, duke fituar 16 trofe, përfshirë 4 Champions League në pesë vitet e fundit dhe tri me radhë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.

U raportua se Neymar, Kylian Mbappe dhe Hazard – mund të zënë vendin e CR7 në Madrid.

Por, MARCA shkruan se Reali nuk do të tentojë ta blejë asnjërin prej tyre për shkak të çmimeve marramendëse dhe se Gareth Bale është lojtari që do të udhëheqë Los Blancos.

Kurse Goal, duke parë mos reagimin e Florentino Perez për sjelljen e një galaktiku, ka zbuluar formacionin e mundshëm të Realit për sezonin 2018/19.

Gola raporton se Asensio dhe Isco janë dyshja në fjalë se pse Perez nuk do një tjetër lojtar në repartin e sulmit, ndërsa Bale do të jetë ai që do të udhëheqë 13 herë kampionët e Evropës. /Insporti.com/