Prezantimi unik i Cazorlas te Villarreal, çfarë bëri magjistari?

Futboll 10 Gusht 2018 13:56

Santi Cazorla ka lënë pas dëmtimet që e mbajtën për 2 vite jashtë fushave dhe dje është prezantuar te Villareal në Spanjë, ekip ku mesfushori sulmues kthehet për herë të dytë.

Shumë interesante ka qenë mënyra e prezantimit të 33-vjeçarit në stadiumin “El Madrigal”. Ai është futur në fushë nëpërmjet një magjistari.

Ish-lojtari i Arsenalit për këtë rikthim në shtëpi është shprehur: “Jam mirë dhe dëshiroj të kthehem sa më parë në formë optimale. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, ku nuk më kanë harruar. Po e shijoj shumë këtë moment, kam shumë kujtime të bukura.”

Cazorla ishte pjesë e Arsenalit për gjashtë vite, ku bëri 180 paraqitje dhe realizoi 29 gola.

Ai në tri sezonet ka luajtur shumë pak, për shkak të lëndimit të tmerrshëm që pësoi në këmbë e që e la për disa vite jashtë fushe.

Në sezonin 2015-16 bëri vetëm 21 paraqitje, më pas 2016-17, 11 paraqitje – kurse edicionin e kaluar nuk arriti të rikuperohej nga lëndimi i rëndë, duke mos luajtur asnjë ndeshje. /Insporti.com/