Prishtina dhe Bashkimi nga e shtuna fillojnë serinë finale

Superliga 07 Maj 2018 22:37

Prishtina dhe Bashkimi do të ndeshen në ndeshjet finale të Superligës.

FBK ka bërë të ditur sot se ndeshja e parë e serisë finale do të zhvillohet të shtunën me nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.

Sigal Prishtina dhe Bashkimi kaluan gjysmëfinalet pa problem, duke i mposhtur kundërshtarët e tyre 3-0 në seri.

Prishtina e ka eliminuar Golden Eagle Yllin, ndërsa Bashkimi e ka eliminuar Rahovecin.

Finalja do të luhet në sistemin, një ndeshje në Prishtinë, një në Prizren.

Prishtina e ka epërsinë e terrenit vendas në rast se seria shkon deri në pesë ndeshje.

Kampion i stinorit 2017/18 shpallet ekipi që arrin tri fitore.