Cristiano Ronaldo

Ditëlindja :

05/02/1985

Gjatesia :

1.87 m

Rroga :

Vlera ne treg: 120 mil. EUR

Ekipi ku luan :

Real Madrid

Rreth Cristiano Ronaldo

Biografia

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro,u lind më 5 Shkurt 1985 në Funchal,qytetin më të madh në ishullin e Madeira's në Portugali.Si fëmijë, Ronaldo luante për ekipin amator "Andorinha",dhe më vonë kaloi dy vite tek "Nacional".Si 12 vjeçar pas një prove tri ditore,u bë pjesë e skuadrës së Sporting-ut.Ronaldo besonte se kishte aftësinë të luante si gjysmë-profesionistë,me ç'rast ndërpreu shkollimin në moshën 14 vjeçare,në mënyrë që të fokusohej plotësisht tek futbolli.Ai u bë lojtari i parë i cili ishte pjesë e U-16,U-17,U-18,ekipin B dhe ekipin e parë të Sporting CP,të gjitha brenda vetëm një sezoni të vetëm.Viti 2003 shënon edhe fillimin e epokës së një lojtari,i cili më pas fitoi pothuajse çdo trofe të mundshëm në futboll.Në fitoren 3-1 të Sporting CP ndaj Manchester United,me paraqitjen e tij tërhoqi vëmendjen e Alex Ferguson,i cili ishte shprehur se është lojtari më emocionues 18 vjeçar që kishte parë ndonjëherë.Ronaldo është pesë herë fitues i Topit të Artë.Top golashënues me shtatë gola(bashkë me Pele-n),në histori të Kampionatit Botëror të FIFA-së.I vetmi lojtarë i cili ka arritur me dy klube(Manchester United dhe Real Madrid) dhe në dy Liga (Premier League dhe La Liga),të fitojë titullin e Ligës,Kupën,Super Kupën,Ligën e Kampionëve,Kupën e Botërorit të Klubeve,Lojtarin e vitit në Ligë,Këpucën e Artë dhe Topin e Artë.

A e keni ditur?

Prindërit e tij, emrin Ronaldo e morën nga Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Ronald Reagan.