Dardan Berisha

Dardan Berisha është i lindur më 18 Nëntor 1988 në Pejë të Kosovës.Ishte vetëm 13 vjeçar,kur në vitin 2001 filloi të luante për të rinjtë e KB Peja,në të cilin klub më 2006 e filloi karrierën edhe si profesionist.Në vitet 2008-2010 ishte pjesë e skuadrës polake “Polonia Warszawa”,e më pas edhe për tri vite tjera tek “Anwil Włocławek”.Dardani njëkohësisht derisa ishte pjesë e klubeve polake,mori edhe nënshtetësinë polake dhe në vitin 2010,debutoi për Përfaqësuesen e Polonisë kundër Gjeorgjisë.Ai mori pjesë me Poloninë në Eurobasket-in e vitit 2011,ku ishte ndër lojtarët më të mirë të Polonisë.Pas përvojës në Eurobasket,nënshkruan kontratë me KB Peja,me të cilët në vitin 2013 shpallen Kampion të Superligës së Kosovës në Basketboll.Ky ishte edhe titulli i gjashtë,e njëkohësisht edhe i fundit i ekipit pejan.Në po atë vit,Dardan Berisha shkakton një “tërmet” tek tifozeria pejane,me kalimin e tij tek rivali i tyre Sigal Prishtina.Me Sigal Prishtinës,shpallet për katër vite rresht Kampion dhe në vitet 2015 dhe 2016,fitojnë edhe trofeun e Balkan League.Në momentin kur Kosova u bë pjesë e FIBA-s në vitin 2015,Berisha vendos ta përfaqësoj Kosovën në garat kualifikuese për Eurobasket 2017.Nga viti 2017,karrierën është duke e vazhduar në Çeki,si pjesë e klubit ČEZ Nymburk.

Rreth Dardan Berisha

Ditëlindja

15.11.1988

Gjatesia

1.91 m

Ekipi ku luan

ČEZ Nymburk

A e keni ditur?

Në vitin 2010,derisa ishte duke e zhvilluar karrierën në klubet polake,Dardan Berisha pati synim edhe NBA.Megjithatë nuk arriti të hynte në draft,në mënyrë që të zgjonte interesimin e ndonjë skuadre nga liga më e fortë në botë.