LeBron James

LeBron Raymone James,u lind më 30 Dhjetor 1984 në Akron,Ohio të SHBA-së. Ai jetonte me të ëmën,dhe problemet që po i hasnin me jetën ishin të vështira. Kjo bëri që LeBron filloi të jetonte në familjen e Frank Walker,i cili ishte një trajner lokal basketbolli i të rinjve,me ç’rast edhe e prezantoi për herë të parë LeBron me basketbollin,në moshën e tij 9 vjeçare.Si basketbollist në shkollë te mesme në vendlindjen e tij,nga media lokale u cilësua si një super yll i të ardhmes në NBA.Kariera e tij në NBA filloi në vitin 2003 me Cleveland Cavaliers,me të cilët arriti për herë të parë në histori të skuadrës në finale të NBA në vitin 2007,edhe pse u mposhtën nga San Antonio Spurs.Në vitin 2010 LeBron u largua nga Cleveland,në një transferim kontrovers për tek Miami Heat,me të cilin ekip për katër vitet e tij atje,ishin katër herë në finale të NBA dhe u shpallën dy herë rresht Kampion të NBA,në vitet 2012 dhe 2013.LeBron më 2014 rikthehet te Cavaliers,ku udhëhoqi skuadrën në tri finale rresht (2015-2017),dhe u shpallën Kampion në vitin 2016,që ishte titulli i tretë i James dhe i pari në historinë 52 vjeçare të klubit.

Rreth LeBron James

Ditëlindja

30.12.1984

Gjatesia

2.03 m

Rroga

33 mil. USD

Ekipi ku luan

Cleveland Cavaliers

A e keni ditur?

LeBron James është cilësuar si milioner qysh në moshën e re,pasi kishte kontratë milionëshe me Nike-n,ende pa qenë pjesë e NBA.