Lewis Hamilton

Ditëlindja :

07.01.1985

Rroga :

31 mil. USD

Ekipi ku luan :

Mercedes-AMG Petronas Motorsport

Rreth Lewis Hamilton

Biografia

Lewis Carl Davidson Hamilton,u lind më7 Janar 1985 në Stevenage,Hertfordshire të Britanisë së Madhe.Interesimi i Hamilton për gara erdhi në moshën e tij 6 vjeçare,kur babai i kishte blerë një makinë lodër me dirigjues.Në vitin 1998 u bë pjesë e Programit për Zhvillimin e Ngasësve të Rinj nga McLaren.Pas disa fitoreve nëpër kategori të ndryshme,në vitin 2007 debutoi në Formula 1 për McLaren.Menjëherë në sezonin e tij të parë arriti disa rekorde si ngasësi debutues me më së shumti podiume (9),e po ashtu edhe ngasësi me më së shumti pikë (109) në sezonin e tij debutues.Në të njëjtin vit debutues,Hamilton arriti ta përfundonte sezonin në vendin e dytë,me vetëm një pikë më pak se Kampioni Kimi Räikkönen.Sezonin pasues fitoi titullin e parë botërorë në një mënyrë dramatike,në kthesën e fundit,të garës së fundit në Brazil,duke u shndërruar atëbotë në Kampionin më të ri në moshë,në histori të Formula 1.Hamilton shpesh llogaritet si ngasësi më i mirë i gjeneratës së tij,dhe gjerësisht edhe ndër ngasësit më të mirë në Formula 1,në historinë e këtij sporti.Pas titullit të parë si pjesë e McLaren më 2008,ai kaloi tek skuadra e Mercedes ku shpallet Kampion dy herë rresht (2014 dhe 2015),dhe titullin e katërt në vitin 2017.

A e keni ditur?

Lewis Hamilton në vitin 2014 e kishte ndryshuar ngjyrën e helmetës së tij,nga e verdhë në të bardhë me vija të kuqe.Helmetën me ngjyrë të verdhë,e kishte bartur që nga koha kur bënte gara në Karting.Babai i tij i kishte ngjyrosur helmetën në të verdhë,në mënyre që ta identifikonte gjatë garave.