Lionel Messi

Ditëlindja :

26.06.1987

Gjatesia :

170 m

Rroga :

Vlera ne treg: 180 mil. EUR

Ekipi ku luan :

Barcelona

Website :

https://messi.com/

Rreth Lionel Messi

Biografia

Lionel Andrés "Leo" Messi Cuccittini,u lind më 24 Qershor 1987 në Rosario të Argjentinës.Si i vogël Messi u diagnostifikua me "pamjaftueshmëri të hormonit të rritjes".Në moshën 13 vjeçare,u zhvendos në Spanjë për tu bashkuar me ekipin e Barcelonës,të cilët morën përsipër të paguanin për trajtimin e tij mjekësor.Pas një avancimi të shpejt në akademinë e Barcelonës "La Masia",Messi debutimin e tij për ekipin e parë e bëri si 17 vjeçar në vitin 2004.Gjatë tri viteve të para,u bë lojtari kyç në skuadër dhe vitin 2007 e përmbylli si finalist për Topin e Artë dhe Lojtarin e vitit të FIFA-së.Megjithatë këto dy tituj i fitoi për herë të parë më 2009,në moshën 22 vjeçare.Pas kësaj edhe për tri sezone tjera,Messi u vlerësua me Topin e Artë,duke shënuar një arritje të pashembullt,si i vetmi i cili katër vite rresht merr këtë trofe.Ai vlerësohet si lojtari më i mirë në botë,dhe madje i cilësuar sipas shumëkujt edhe lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.Gjithë karrierën profesionale Messi e kaloi me klubin e Barcelonës,me të cilin i fitoi 29 tituj të ndryshëm,përfshirë tetë tituj të La Ligës,pesë të Copa del Rey dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.Si një playmaker dhe golashënues efikas,Messi mban rekordin me më së shumti gola zyrtar në La Liga (368).

A e keni ditur?

Për shkak të ultimatumit, ish trajneri i Barcelones, Carles Rexach, kontratën e parë për Messin e kishte ofruar në një pecetë letre.