Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi lindi më 9 Maj 1991 në Pejë të Kosovës.Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në moshën 8 vjeçare në vitin 1999,në qytetin e saj të lindjes në Pejë.Nga fillimet e saj,trajner e kishte ish xhudistin Driton Kuka.Në vitin 2009,Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris të Francës.Një vit më vonë,ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të Rinj në Marok dhe përfundoi e 9-ta në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror të Xhudos në Tokio, Japoni.Megjithatë,titullin e parë botëror në xhudo,Majlinda e mori në vitin 2013 në kampionatin Botëror të Xhudos,i cili u mbajt në Rio de Janeiro të Brazilit.Ajo arriti ta mbroj titullin botëror edhe në vitin 2014,vit në të cilin Majlinda Kelmendi u shpall xhudistja më e mirë në botë,në të gjitha kategoritë.I njëjti vit,për të solli edhe dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave”,të cilën ia dhuroi Presidentja e Kosovës,Atifete Jahjaga.Mirëpo kulmi i karrierës së Majlinda Kelmendit erdhi në vitin 2016,fillimisht pasi e fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit,duke e bërë këtë titullin e tretë radhazi.Dy muaj pas këtij suksesi,ajo triumfoi me medalje të artë në Kampionatin Evropian të Xhudos në Kazan të Rusisë.Derisa Lojërat Olimpike në Rio 2016,Majlinda Kelmendin e shndërruan në sportisten më të suksesshme kosovare,pasi fitoi medaljen e artë në xhudo dhe u bë atletja e parë Kosovare që fiton medalje të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike.

Rreth Majlinda Kelmendi

Ditëlindja

09.05.1991

Ekipi ku luan

Judo Team Ippon - Peja

A e keni ditur?

Kontradikta u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paplanifikuar në qershor, në Francë. Trajneri i saj Driton Kuka,insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte ardhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte pasur një formë autorizimi nga WADA.