Milot Rashica

Ditëlindja :

28.06.1996

Gjatesia :

1.78 m

Rroga :

Vlera ne treg: 5 mil. EUR

Ekipi ku luan :

Werder Bremen

Rreth Milot Rashica

Biografia

Milot Rashica u lind më 28 Qershor të vitit 1996 në Vushtrri të Kosovës, ku edhe i filloi hapat e parë në futboll. Pasi kaloi nëpër grup-moshat e skuadrës lokale, Kosova e Vushtrrisë, në përbërjen e saj të parë luajti në periudhën 2013-2015. Mesfushori me tipare sulmuese karakterizohet me shpejtësinë dhe teknikën e lartë. Në vitin 2015 e bëri hapin e madh drejt një karriere të suksesshme, pasi u transferua te skuadra holandeze Vitesse, për të cilën luajti në 83 ndeshje dhe shënoi 13 gola. Gjatë afatit kalimtar të janarit 2018, u largua nga Vitesse për të kaluar në një kampionat edhe më të fortë, konkretisht te Werder Bremen në Bundesligë. Rashica ka luajtur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë U-17 (3 ndeshje), U-19 (3 ndeshje), U-21 (6 ndeshje) dhe dy ndeshje për Kombëtaren A. Që nga viti 2016 është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, për të cilën është aktivizuar në 11 ndeshje.

A e keni ditur?

Milot Rashica më herët tek Vitesse,e ndante dhomën me lojtarin izraelit Sheran Jeini.Ajo çfarë kosovari nuk e dinte,ishte se Jeini ishte somnambul.Kjo ka bërë që një natë,Sheran kishte parë ëndërr dhe ishte zgjuar duke ulëritur gjatë natës.Rashica ishte aq i frikësuar,sa nuk kishte fjetur më deri në mëngjes,dhe nuk e ndan më dhomën me bashkëlojtarin e tij te Vitesse.