Stephen Curry

Wardell Stephen Curry II,u lind më 14 Mars 1988 në Akron,Ohio të SHBA-së.Është i biri i ish basketbollistit të NBA,Dell Curry.Duke qenë afër basketbollit që nga fëmijëria,Steph vazhdoi në hapat e babait dhe u rekrutua nga kolegji Davidson,me ç’rast u bë lojtar i ekipit të tyre Davidson Wildcats.U emërua dy herë Lojtarë i vitit në Konferencën Jugore të NCAA,e po ashtu në vitin e dytë arriti rekord sezonal në NCAA në tre-pikësha të shënuar.Në vitin 2009 u përzgjodh nga Golden State Warriors,dhe kontrata fillestare e tij kishte vlerën e 12.7 milion USD për katër vite.Në ndeshjen e parë të karrierës,Steph realizoi 14 pikë dhe 7 asistime.Në fund të sezonit të parë,në statistika përfundoi si lojtari i dytë në mesin e Rookie-ve dhe u emërua në ekipin e parë të NBA Rookie-ve.Gjatë sezonit 2012-13,Curry vendosi rekord në tre pikë të shënuara (272),rekord të cilin e kaloi më 2015 me 286,e pastaj edhe në 2016-ën me 402 treshe.Steph me Golden State Warriors,u shpall dy herë Kampion i NBA (2015,2017),dhe dy herë Lojtari më i vlefshëm (2015,2016).

Rreth Stephen Curry

Ditëlindja

14.03.1988

Gjatesia

1.91 M

Rroga

34 mil. USD

Ekipi ku luan

Golden State Warriors

A e keni ditur?

Përpos që Stephen Curry ka lindur në qytetin e njëjtë sikur LeBron James,sipas disa informacioneve thuhet që Steph dhe LeBron,madje kanë lindur edhe në të njëjtin spital.