Rakitic: Nëse Messi nuk është më i miri, atëherë është Modrici

Futboll 14 Shtator 2018 08:47

Ivan Rakitic mendon se Luka Modric meriton të fitojë çmimin “The Best” nga FIFA.

Mesfushori i Barcelonës pa u menduar dy herë tha se Messi është numri një në botë, por nëse ai nuk mund të fitojë një çmim individual, pas argjentinasit duhet të renditet Luka i Real Madridit.

Fakt është se Messi nuk mund të fitojë këtë çmim, sepse nuk është në mesin e tre më të mirëve.

Luka garon me Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun.

“Nëse ka ndonjë çmim individual që Messi nuk mund ta fitojë, nuk ka asnjë dyshim që këtë sezon duhet të shkojë për Luka Modricin”, tha Rakitic për Marca.

“Nuk do të më befasonte nëse ai merr më së shumti vota. Ky ka qenë viti i tij dhe jam i lumtur për të”, shtoi mesfushori i Barcelonës.

“Nëse Messi nuk është më i miri, atëherë duhet të jetë Modric”. /Inpsorti.com/