Ramos tallet keq me Courtoisin, “bëri aq sa mundi…” (VIDEO)

Futboll 06 Tetor 2018 09:42

Sergio Ramos është gati për takimin e sotëm që Real Madridi e zhvillon në udhëtim te Alavesi, në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.

Kapiteni i Los Blancos mungoi në mesjavë në Champions League për shkak të disa shqetësimeve, ku Reali humbi 1-0 nga CSKA Moska, por është gati tani për Alavesin.

Në stërvitjen e fundit, 32-vjeçari praktikoi goditjet e dënimit dhe shënoi disa gola të bukur në portën e Thibaut Courtois, teksa më pas postoi videon në rrjetet sociale dhe u talla me ish portierin e Chelseat, ku mes tjerash shkroi: “Thibu, bëri aq sa mundi…”. /Insporti.com/