Reagon edhe kreu i FBK-së rreth bllokadës nga Bosnja

Kombëtarja 08 Gusht 2018 18:04

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka folur për Insportin për situatë ne krijuar në raport me Bosnje e Hercegovinën, gjegjësisht me bllokimin që i ka bërë ky shtet pjesëmarrjes së Kosovës në Kampionatin Evropian U16, duke mos dhënë viza.

“Kuptohet që për ne si federatë, kjo është një sjellje e papranueshme dhe ne për këtë kemi informuar FIBA-n dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.Tashmë ata po merren me çështjen dhe me autoritetet boshnjake dhe ne jemi në pritje. Duhet thënë që ne si federatë në raste të ngjashme kemi vepruar me shumë korrektësi në rastet kur shtetet kanë pasur nevojë për viza për të hyrë në Kosovë dhe zyrtarët në FIBA dhe KON e dinë këtë dhe e çmojnë shumë. Mendoj që është koha e fundit që kjo çështje të zgjidhet një herë e përgjithmonë”, pohoi Fetahu për Insportin, duke aluduar në ndeshjet e seniorëve në Ukrainën në kualifikime për Eurobasket 2017, që u zhvilluan në Lituani, meqë Ukraina refuzoi të lejojë hyrjen e delegacionit të Kosovës në atë shtet.

Ministria e Punëve të Jashtme e BeH, e udhëhequr nga Igor Crnadak i partisë serbe PDP, ka refuzuar që të pajisë me viza delegacionin Kosovës për FIBA Kampionatin Evropian U16, Divizioni B që fillon nesër dhe ku Kosova në ndeshje ne vet të parë, kur edhe pritet ë bëhet hapja solemne e evropianit është paraparë të takohet pikërisht me Bosnje e Hercegovinën.