Reagon edhe Qeveria

Kombëtarja 23 Mars 2018 19:15

Për situatën e krijuar në Kovilovo, ku Përfaqësuesja e Kosovës U20 në hendboll për femra, ka reaguar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës.  “Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për rrethanat e krijuara në Kragujevc, ku u pamundësua zhvillimi i ndeshjes hendbollistike ndërmjet ekipeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në kategorinë e femrave U20. Janë të dënueshme aktet nacionaliste të cilat pamundësojnë zhvillimin e ndeshjeve të karkaterit ndërkombëtar, pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje për relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona, si dhe për proceset e integrimeve euro-atlantike. Krijimi i situatave të frikshme dhe armiqësore, kur në fushë të sportit duhej të shfaqeshin vajza të reja të cilat do të ofronin lojë dhe spektakël sportiv, është papërgjegjësi e shtetit serb dhe institucioneve të rendit dhe të sigurisë të Serbisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.