Reali i kundërpërgjigjet Cristiano Ronaldos (FOTO)

Futboll 10 Gusht 2018 09:29

Cristiano Ronaldo është një nga personazhet e kësaj vere, pasi ka bërë një transferim të bujshëm te Juventusi, duke u larguar pas 9 vitesh plot suksese nga Real Madridi.

Në Torino ai është tashmë një idhull, edhe pse nuk ka debutuar ende me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Si zakonisht, portugezi po fillon t’i njohë mirë shokët e tij të rinj dhe ka kryer një praktikë shumë të zakonshme në këto raste, duke ndjekur lojtarët e ekipit në rrjetet sociale, si në Instagram.

Deri tani çdo gjë është normale, por gjëja qesharake është se, në të njëjtën kohë që ka filluar të ndjekë shokët e tij të skuadrës, trajnerin e tij të tanishëm dhe profilin e Juventusit, Reali ia ka bërë atij “unfollow’.

Kjo duket të jetë një lloj hakmarrje, pasi më herët u raportua se Georgina dhe Cristiano – larguan të parët Realin nga “Instagrami”

Sidoqoftë, “Topi i Artë” i tanishëm vijon të ndjekë ish-shokët e tij te Real Madridi, si dhe trajnerët e mëparshëm, që ka pasur gjatë karrierës së tij, si Carlo Ancelotti apo Zinedine Zidane, përmes rrjeteve sociale.

Për nëntë sezone në “Bernabeu”, Ronaldo bëri 438 paraqitje – realizoi 450 gola, 12 gola më shumë se ndeshje. /Insporti.com/