Rekord negativ i Italisë

Futboll 14 Shtator 2018 16:32

Italia ka shënuar një rekord negativ. Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Mancini ka plotësuar gati një vit të plotë kalendarik që nuk fiton një ndeshje zyrtare.

Fitorja e fundit e “Axurrëve” daton që nga 9 tetori 2017 me Shqipërisnë. Ndeshja tjetër zyrtare e Italisë do të jetë pas datës 9 tetor kështu që ky rekord negativ mund të quhet i vulosur.

Edhe nëse përfshijmë ndeshjet miqësore, suksesi i vetëm i vitit 2018 është fitorja ndaj Arabisë Saudite me rezultatin 2-1. Hera e fundit që kampionët e botës të 2006 kanë kaluar një vit pa fitore në ndeshjet zyrtare ka qenë në vitet 1958-1959. Ventura dështoi të kualifikohej në Botërorin e Rusisë duke u eliminuar në fazën “Play Off” ndaj Suedisë.