Ronaldo kërcënon me largim Juventusin

Futboll 14 Shtator 2018 23:44

 

Juventusi duket i vendosur për ta shndërruar Realin e Madridit në një supermarket, ndërsa pas blerjes së Ronaldos drejtuesit bardhezi kanë vënë në shënjestër mbrojtësin Marcelo për afatin kalimtar të dimrit, por edhe Sergio Ramosin për në verë.

Pikërisht në lidhje me këtë të fundit, duke se në Torino ka shpërthyer menjëherë një çështje.

Gjatë shtatë viteve bashkëjetesë që Ramos dhe Ronaldo kanë pasur në Madrid, mes tyre ka ekzistuar gjithmonë paksa tension, ose një ego personale në lidhje me rolin e liderit që secili prej tyre kërkonte në skuadër.

Pa dyshim që portugezi dhe spanjolli kanë ditur që t’i fshehin mjaft mirë “gërvishtjet” mes tyre, por ato dolën haptazi në sipërfaqe, menjëherë pas largimit të 33-vjeçarit nga “Santiago Bernabeu”.

Në muajin e fundit, thumbimet në distancë u nxitën nga fjalët e Ramosit, në lidhje me çmimin “Lojtari Evropian të Vitit”, i fituar nga Luka Modric. Nëse ky vlerësim nuk lidhej shumë me paraqitjen e bërë në Botëror, atë e fitoi kroati, ndërsa Ronaldo bojkotoi prezencën në Montekarlo, pikërisht për këtë.

Por, ndërsa, drejtuesit e Juves dhe menaxheri i Cristianos akuzonin hapur, Sergio Ramos nuk ka humbur rast për të nënvizuar se Modric e meritoi, madje së fundmi theksoi se përveç “Lojtarit Evropian të Vitit” shoku i tij te Reali meriton edhe çmimin e FIFA-s për “Lojtarin e Vitit”, që do të jepet në janar.

Dhe si rrjedhojë e këtyre “goditjeve”, sipas “Don Balon”, me të mësuar se Juventusi ka vënë në shënjestër 33- vjeçarin Ramos,  Ronaldo i ka vënë veton kësaj mundësie, duke kërcënuar me largim nga Torino.