Serbia sërish tregon sëmundjen patologjike

Futboll 17 Maj 2018 18:23

Kupa e Botës në futboll “Rusia 2018” është afruar dhe shumica e përfaqësueseve pjesëmarrëse i kanë publikuar listat e futbollistëve me të cilët do të paraqiten në këtë botëror. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Zvicra, në radhët e së cilës do të jenë hiç më pak se gjashtë shqiptarë.  Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Albian Ajeti, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi do t’i mbrojnë ngjyrat e shtetit helvetik.

Kanë qenë pikërisht këta emra që kanë shqetësuar mediet serbe, pasi Serbia ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën dhe mesa duket i tremben përballjes midis tyre. “Ajo që është veçanërisht interesante për ekipin e futbollit të Serbisë është se do të kenë përballë gjashtë shqiptarë, të cilët do të përpiqen t’i provokojnë lojtarët tanë”, shkruan gazeta serbe “Kurir”. Çfarë paragjykimi i çmendur!