Sërish dënohen gjyqtarët e FIBA-s– shikoni kush e gjykon finalen sonte

Superliga 19 Maj 2018 10:03

Gjyqtarët e FIBA-s Daut Mehmeti e Dardan Maxhuni për herë të dytë brenda dy javësh janë dënuar nga Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Bashkime këta të dy, me një xhiro sipas tempos së delegimit është dënuar edhe gjyqtari i tretë i FIBA-s që e ka Kosova, Xhelal Mumini.

Kjo ëhstë bërë e ditur kur është publikuar informatori i garave nga Komesari i Garave, Faton Kurshumlija.

Gjyqtarët janë dënuar për shkak të referimit të dobët në ndeshjen e dytë finale ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës dhe nuk do të mund të gjykojnë në ndeshjen e tretë që zhvillohet sot.

Duelin e tretë të seroisë finale, ku në rast se fiton Bashkimi, do të shpallet kampion i Kosovës, meqë ka epërsi 2:0 nga dyelet e para, do ta drejtojë treshja Artan Gashi, Elldin Uglari, Atdhe Goçaj.
Takimi fillon në ora 18:30 dhe zhvillohet në Pallatin e Rinisë.