Sezoni më i mirë ndër vite, të dyja finalet vendosen pas ndeshjes së shtatë

Basketboll 27 Maj 2018 10:20

Në ligën NBA ka kohë që nuk ka ndodhur finale te të dyja konferencave të shkojnë në shtatë ndeshje, por pikërisht kjo ngjau këtë vit.

Në fakt, një epilog të këtillë finalet e konferencave përkatëse për herë të fundit kanë pasë para gati 40 vjetëve, më 1979.

Në takimin e gjashtë ndërmjet ekipeve Golden State Warriors dhe Houston Rockets, fitoe shënuan kampionët aktualë të ligës.

Golden State Warrios dominuan 115–86 nga Houston Rockets në takimin e 6-të të serisë, me rezultatin e përgjithshëm që barazohet në 3-3. James Harden me shokë duhet të bëjnë mrekullinë në “Toyota Center”, ku do të kenë kenë avantazhin e fushës me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve, për të siguruar finalen e madhe.

Rockets e nisën furishëm përballjen, duke krijuar nje diferencë prej 17 pikësh në fund të çerekut së parë (39-22) dhe dhënë përshtypjen se do t’i thyenin Warriors në parketin e tyre për herë të dytë, por nuk ndodhi kështu. Harden me shokë nuk mundën ta ruanin ritmin e 12 minutave të para.

Ndeshja ndryshoi rrjedhë në çerekun e tretë, që nisi me një seri 11-0 në favor të Golden State, që nuk u dha më mundësi Rockets që të reagonin.

Njeriu i ndeshjes për Warriors rezultoi Klay Thompson, vendimtar në momentet më delikate, me 35 pikë në total, ndërsa Stephen Curry dhe Kevin Durant shtuan respektivisht 29 dhe 23 pikë.

Për Houstonin nuk mjaftuan 32 pikët e James Harden, por duhet theksuar faktin se në radhët e Rockets u ndie shumë mungesa për arsye dëmtimi e Chris Paul.