Shaqiri: Nuk kam ardhur këtu për pushime, dua të luaj

Futboll 14 Shtator 2018 15:52

Xherdan Shaqiri i ka dërguar mesazh trajnerit, Jurgen Klopp. Ai ka thënë se dëshiron më shumë minuta.

26-vjeçari nuk ka luajtur shumë në ndeshjet e para për Liverpoolin në Premierligë, por beson se tani mund ta bëjë një gjë të tillë pasi “Redsat” zhvillojnë ndeshje pothuajse çdo tre ditë dhe Jurgen Klopp do të bëjë rrotacione.

“Natyrisht se dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime, por që të luaj dhe të ndihmoj skuadrën”, u shpreh ai.

“Trajneri e di pse më ka marrë. Kam kualitete të luaj dhe të jem pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Na presin shumë ndeshje para dhe mendoj se është momenti”, shtoi Shaqiri.

Xherdani foli edhe për takimin e nesërm me Tottenhamin, që do të zhvillohet nga ora 13:30.

“Nuk kanë bërë ndonjë transferim të madh, por ata luajnë që një kohë së bashku dhe e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, kjo është një përparësi e madhe”, u shpreh shqiptari.

Shaqiri gjithashtu tha se është gati për të startuar për herë të parë me fanellën e Liverpoolit.

Por, kjo vështirë se pritet të ndodhë, pasi Klopp nuk mendon se është koha të bëjë rrotacione dhe të lë në stol njërin prej treshes sulmuese; Mane-Salah-Firmino. /Insporti.com/