Shikoni si duket shtegu në Grashticë nga perspektiva e garuesit

FASK 11 Maj 2018 18:53

Këtë fundjavë fillon kampionati i Kosovës në automobilizëm, në disiplinën malore dhe gara e parë zhvillohet në Grashticë, afër Prishtinës.

Ky është një prej shtigjeve më të popullarizuara në Kosovë, për shkak të relievit që mundëosn zhvillim të shpejtësive të mëdha dhe pjesës së dytë, që ëhstë më teknike dhe përbën një ngjitje tipike për shtigje malore.

Interesimi i garuesve është shumë i madh, pasi tash e sa kohë kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive, ndërsa e tillë pritet të jetë edhe prania e publikut. Disa prej automobilistëve kanë bërë investime të mëdha në makinat e tyre, të cilat më me përkushtim i përgatisin pikërisht për garat malore.

Në video mund të shihni si duket ky shteg nga perspektiva e garuesit – gjegjësisht Shkëlzen Lajcit, i cili më 2016, ishte shpallur fitues dhe kishte thyer rekordin e shtegut.

Paraqitja  në garë bëhet të shtunën prej orës 08:00-09:00, ndërsa gjatë ditës do të vazhdohet me procedurat e zakonshme për garën malore, përfshirë edhe dy vozitjet kualifikuese, pas së cilave do të hartohet edhe radhitja e automobilistëve për garën zyrtare, që në program është të dielën me fillim në orën 12:00. Përveç skuadrës menaxhuese të Federatës së Auto Sportit të Kosovës,  për mbarëvajtjen e garës do të asistojnë edhe Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve.