Shpallet fituesi i garës Red Bull Reign Kosova (Foto)

Basketboll 28 Maj 2018 15:11

Ishte hera e parë që në Kosovë u organizua gara e basketbollit Red Bull Reign dhe pas të gjitha fazave që zgjatën për dy javë, nga 12 maji e deri të shtunën më 26 maj, u shpall edhe kampioni i edicionit të parë të Red Bull Reign.

Më 26 Maj 2018, përfundoi finalja kombëtare e garës Red Bull Reign, e cila u zhvillua në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

8 ekipe finaliste zhvilluan gjithsej 13 ndeshje, në një garë me shumë shkathtësi dhe intensitet të lartë.

Ndeshja finale u zhvillua në mes të ekipit  “Che Bar” dhe “Shaolin”, dhe pas 10 minuta loje intensive u përmbyll me rezultat të ngushtë, ku ekipi “Che Bar” fitoi me epërsi 7:4  ndaj skuadrës kundërshtare “Shaolin”, me ç’rast edhe u kurorëzuan si fituesit kombëtar në edicionin e parë të Red Bull Reign në Kosovë.

Pas shpalljes së fituesit kombëtar në Kosovë, tani skuadra kampione “Che Bar”, ka përpara saj udhëtimin për Finalen Ndërkombëtare në Goodman League, Barry Farms -Washington D.C,  ku do ta përfaqësojnë Kosovën në mesin e shumë shteteve.

Më poshtë mund t’i shikoni disa nga fotot e finales së 26 majit në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku u ndeshen skuadra e Che Bar dhe ajo e Shaolin. /Insporti.com