Sigal Prishtina – Bashkimi, rezultat befasues pas pjesës së parë

IP Superliga 12 Maj 2018 18:49

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë finale të play-off-it në IP Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Sigal Prishtinës e Bashkimit. Pas pjesës së parë, prizrenasit janë në epërsi të lartë prej 17 pikësh, 48:31.  Mikaile Tmusic me 13 pikë ishte më efikasi te mysafirët, tek të cilët u dalluan edhe  Aaron Moss me 9, Eric Stuz, Urim Zenelaj e Vincent Zollo me nga 8 pikë. Ndërsa, kapiteni Edmond Azemi me 8 e Granit Rugova me 7 pikë ishin më efikasit te Sigal Prishtina.