Skandal: PSG – C. Zvezda, ja çfarë bëri zyrtari serb!

Futboll 12 Tetor 2018 17:38

UEFA e ka njoftuar qeverinë franceze për parregullsi që kanë ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG-së dhe Crvena Zvezdas.

Në këtë ndeshje PSG shënoi fitore bindëse, me rezultat 6:1, ndërsa para zhvillimit të saj, shumëkush pati parashikuar pikërisht përfundim të tillë.

Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” njofton se një zyrtar i lartë i skuadrës serbe ka tentuar të paguajë plot 5 milionë euro si bast për fitoren e parisienëve me dallim prej së paku pesë golave. Këtë informatë e ka siguruar UEFA, e cila e ka përcjell tek autoritet franceze.

Siç njofton “L’Equipe”, ai që e ka njoftuar presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin është njeri shumë i besueshëm, ndërsa bëhet e ditur se zyrtari serb planifikonte që përmes kësaj mënyre të përfitonte një shumë tepër të madhe.