Sot nis seria finale e play-offit të Superligës

Superliga 12 Maj 2018 11:33

Me fillim në ora 19:00 sot do të nis seria finale e Play-Offit të Superligës. Sigal Prishtina pret Bashkimin në ndeshjen e parë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Ekipet që kaluan pa problem gjysmëfinalet e Play-Offit, tash do të kenë përballje të nxehta mes vete, në sistemin 1-1-1-1-1, me përparësi terreni te bardhekaltërit, derisa njëra skuadër t’i arrijë tre fitore dhe të shpallet kampion.

Nga radhët e ekipeve, si të Prishtinës ashtu edhe të Bashkimit, nuk ka lëndime të lojtarëve kryesorë dhe skuadrat sipas njoftimeve të deritashme do të paraqiten me të gjithë lojtarët në dispozicion.

Në të gjitha duelet e këtij stinori, Prishtina ka mposhtur Bashkimin katër herë, derisa Bashkimi Prishtinën një herë, që ka qenë edhe humbja e vetme e bardhekaltërve përgjatë gjithë stinorit.

Nëse Sigal Prishtina e fiton titullin, ky do të jetë titulli i 12 kampion i bardhekaltërve pasluftës. Bashkimi nuk e ka fituar asnjëherë titullin e kampionit.