Sot skadon afati – Pejën e shpëton vetëm mrekullia

Superliga 10 Gusht 2018 13:30

Sot është afati i fundit për regjistrimin e klubeve për sezonin e ardhshëm të basketbollit në Kosovë dhe fokusi kryesor është kampionin e shumëfishtë të Kosovës dhe klubin që luante gara evropian deri para dy sezoneve – Pejën.

Siç kishte raportuar Insporti, në serinë e shkrimeve për këtë klub, Peja është e zhytur në borxhe të mëdha ndaj lojtarëve të huaj, por edhe ndaj FIBA-s dhe deri vonë nuk ka pasur paratë e nevojshme, e as gatishmërinë për të shlyer këto borxhe.

Përderisa afati skadon sot, Insporti mëson se Peja ka filluar të lëvizë në raport me FIBA-n, por vetëm mrekullia e shpëton këtë klub.

“Diçka kanë filluar. Po tentojnë të mbyllin (Nenad) Delicin dhe nja dy borxhe tjera me (Petar) Arsicin, së paku me pagesa të pjesshme, por po shkon me shumë vështirësi”, ka thënë një burim i Insportit i afërt me klubin pejan, duke iu referuar lëndëve me basketbollistin e dikurshëm dhe agjentin, i cili i k ady lëndë të fituara në dëm të Pejës.

Borxhet e plota të Pejës ndaj lojtarëve nuk dihen, kurse lëndët që i kanë humbur në BAT, bashkë me shifrat e sakta të borxheve, mund ti lexoni këtu.

Insporti do të ju raportojë gjatë ditës për zhvillimet në raport me këtë klub dhe FBK-në si dhe me regjistrimin e klubeve tjera që kanë probleme me borxhe ose ndalesa të transfereve.