Statistikat e GSW – Cavs në sezonin 2017/2018 (FOTO)

Basketboll 30 Maj 2018 12:35

Në NBA janë mësuar tashmë finalistët e pllejofit, me Golden State Warriors që mposhti Houston Rockets dhe Cleveland Cavaliers që eliminoi Boston Celtics-at e plaguar me lëndime dhe me lojtarë shumë të rinj në skuadër.

Kjo është finalje e katërt reprizë, që bota sheh mes GSW dhe Cavaliers. Nga tri seritë e finaleve, në dy ka triumfuar GSW ndërsa mundësinë e tretë e lëshuan nga epërsia 3-1 për të humbur titullin e dytë të mundshëm radhazi.

Me problemet e shumta që ka pasur këtë sezon Cavaliers, nuk priten që të jetë rival serioz i GSW, dhe sipas njohësve të basketbolli dhe analistëve, skuadra e LeBron James do të mposhtet në 4 ndeshje, eventualisht 5.

Këtë pashikim vetëm sa e vërteton edhe dy fitoret e GSW gjatë sezonit të rregullt në NBA. Në statistika, Warriors janë shumë më të mirë se Cavaliers.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Oracle Arena, në shtëpinë Warriors, të ejtën nga ora 3 pas mesnate.

Në duel të drejtëpërdrejtë këto janë statistikat e GSW dhe Cavaliers: