Steph Curry me rekord të tresheve në finale – Shikoni pamjet (Video)

Basketboll 04 Qershor 2018 10:46

Në ndeshjen e dytë finale të NBA në mes Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, shkëlqeu basketbollisti më i mirë i Warriors, Stephen Curry, i cili udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores së dytë në serinë e ndeshjeve finale në NBA.

Përpos që Curry ishte realizatori më i mirë te Golden State, por edhe i gjithë ndeshjes me 33 pikë, ai arriti të shënoj plotë 9 treshe, duke shënuar rekord.

Shikoni më poshtë videon e të gjitha tresheve të tij në këtë ndeshje, e cila përfundoi me fitoren e Golden State 122-103. /Insporti.com