Thyen rekordin e Drazen Petrovicit dhe bën gjest shumë të veçantë

Basketboll 26 Maj 2018 11:13

Luka Doncic u shpall MVP i sezonit të rregullt dhe MVP i finales së Euroligës. Për basketbollistin 19 vjeçar, i cili është pjesë e kombëtares së Sllovenisë, ky ishte konfirmimi zyrtar se është lojtari më i mirë në Evropë dhe lojtari i ri më i mirë në botë.

Mirëpo, të arriturat nuk u ndalën me kaq. Doncic, për shkak të moshës së re, kur u zgjodh MVP, theu rekordin e Drazen Petrovicit dhe u vendos para shumë lojtarëve, që para tij kanë bërë historinë e basketbollit në Evropë.

Doncic më 19 ëhstë tashmë MVP më i ri i Euroligës, diçka që Petrovic e kishte mbërri më 21 vjet, në vitin 1985, kurse Sabonis (1986), Kukoc (1989) dhe Radja (1990), këtë arritje e kishin bërë më 22 vjet.

Doncic, pasi theu rekordin e Petrovicit, vendosi që fanellën e tij të finales ta dhurojë më muzeun e Drazen Petrovicit në Zagreb, duke shprehur kështu respektin për rolin historik të këtij basketbollisti i cili ka vdekur 6 vjet para se Doncic të lindte.