Titulli i NBA-së, flet LeBron James

Basketboll 30 Maj 2018 20:09

LeBron James është kualifikuar për herë të tetë me radhë në finalet e play-off-it në NBA, ku do të kërkojë një tjetër titull kampion me skuadrën e Cleveland. Sërish përballë do të jetë skuadra kampione në fuqi e Golden State, një mision disi i vështirë për Cavaliers, por jo për “mbretin James”, që beson te mrekullia, ashtu sikurse ka bërë deri më tani

“Kemi realizuar gjëra fantastike këtë muaj dhe tani na u dha rasti për të luajtur për titull dhe bërë sërish ëndrrën realitet. Zoti na e dha këtë rast dhe nuk duhet ta hedhim poshtë, përkundrazi. Unë jam gati, skuadra gjithashtu, ndaj besojmë se mund të fitojmë sërish”, u shpreh LeBron James në prag të finaleve, që do të nisin më datën 1 qershor.

Skuadra kampione e Golden State e ka epërsinë e fushës në 4 nga 7 finalet, duke nisur nga dy përballjet e para. Te Cleveland në dyshim për këtë sfidë të parë është Kevin Love, i dëmtuar, por me një LeBron magjik, si ai i muajve të fundit, gjithçka mund të ndodhë në fushë. LeBron James është edhe pretendenti kryesor për trofeun MVP.