Trajneri kampion ia bën jetën bajat gazetarit

Basketboll 27 Maj 2018 14:02

Trajneri i ekipit Golden State Warriors, Steve Kerr mbrëmë ka fituar ndeshjen e gjashtë të finales së Perëndimit dhe tashmë, në ndeshjen e shtatë dhe të fundit të serisë do të dihet nëse ekipi i tij, apo Houston Rockets do të luajnë në finale të ligës NBA këtë sezon.

Mirëpo, Kerr mori vëmendjen e opinionit edhe për një veprim tjetër të mbrëmshëm, gjegjësisht për një përgjigje epike që ia dha gazetarit të TNT-së në intervistën gjatë ndeshjes.

Kerr u pyet se a mund të jetë problem për ekipin e tij të luajë në ndeshje ku mund të eliminohet, meqë kanë shumë përvojë në ndeshje kur mund të bëhen kampionë, por jo në të ndeshje ku mund të eliminohen.

Kerr iu drejtua me gazetarit me fjalët: bëji pak detyrat e shtëpisë, e sheh që kemi pasur mjaft ndeshje ku mund të eliminoheshim.