Tregimi i Behramit që do t’ua thyejë zemrën

Futboll 06 Gusht 2018 20:28

Valon Behrami sot u përshëndet nga kombëtarja e Zvicrës. Futbollisti me prejardhja nga Mitrovica ka bërë karriere të shkëlqyeshme prej futbollist duke luajtur në katër kampionate botërore, madje duke qenë shtyllë e kësaj kombëtareje dhe duke marrë përgëzimet e të gjithëve, edhe në botërorin e sivjetmë, për shfaqjen nga Brazilit ku për detyrë e kishte “neutralizimin e Neymarit në fushë.

Behrami vitin e kaluar kishte pranuar që vitin e kaluar të xhironte një video për Amnesty International, organizatën ndërkombëtare që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në këtë video kishte folur për rëndësinë e Kosovës në në jetën e tij, rolin e sporit për integrimin e njerëzve dhe integrimi ne tij në Zvicër si refugjat.

Behrami tregon se ka jetuar më vendlindje, në Mitrovicë, deri në moshën 4 vjeçare dhe si një ditë, babi i tij e kishte kuptuar se duhet ikur nga Kosova sepse nuk kishte më të ardhme aty, transmeton Insporti duke iu referuar materialit të AI.

Behrami shpjegon se si ai dhe motra e tij qanin vazhdimisht në muajt e parë në dimrin e ftohtë zviceran, teksa prindërit e tyre po mundoheshin të siguronin jetë më të mirë për fëmijët e tyre.

Më pas vjen koha kur familja e Behrami ishte komode në Zvicër, por pjesa tjetër e familjes dhe njerëzit e afërt ishin ngujuar në luftë, ku anëtarë të familjes po kërcënoheshin dhe vriteshin.

 

Tregimin e njohur se si zgjodhi futbollin para atletikës Behrami e tregon edhe në këtë video, duke pohuar se si atletë e kishin ftuar në një ndeshje futbolli në shkollë dhe kishte shënuar dy gola në ndeshjen e parë vetëm se vraponte më shumë se të gjithë të tjerët.

Gëzimi që kishte ndjerë, bëri që të përcaktohej për futboll. Në video Behrami tregon edhe tatuazhin që ka bërë kur Kosova shpalli pavarësinë dhe si e ka përjetuar këtë ngjarje.