Trofeu që vlen miliona – sa do të fitojë Atletico pas triumfit në Ligën e Evropës

Futboll 16 Maj 2018 23:49

Atletico Madridi nuk po luante vetëm për trofeun në finalen e Europa League të zhvilluar në Lyon.

Skuadra nga Madridi, po luante edhe për një shumë të madhe parash. Klubi madrilen falë triumfit në Europa League, do të fitojë 26.6 milionë euro.

Si fituesi i garës, pasi mposhti 3-0 skuadrën franceze Marseille, Atletico do të pranojë 6.5 milionë euro, derisa një humbje do t’i kushtonte Atleticos me tre milionë, pasi do të fitonte vetëm 3.5 milionë.

Vetëm për arritjen në çerekfinale, Atletico kishte siguruar shumën e 1 milion eurove, derisa 1.6 euro fitoi me kalimin në gjysmëfinale.

Ndërkaq, 10.3 milionë do të jetë totali i fitimit nga rrugëtimi i tyre në këtë garë.

Kur i shtohen kësaj edhe 16.3 milionë euro të arkëtuara nga faza e grupeve të Lgiës së Kampionëve, në total i bie se klubi ka fituar më shumë se 26 milionë euro.

Në sezonin 2013/14, Atletico fitoi 50 milionë euro për arritjen në finale, derisa në finalen e vitit 2016, ‘Los Colchoneros’ kishin fituar 69 milionë euro. /Insporti.com