Trump inatoset me LeBron dhe Curryn, merr këtë vendim ndaj tyre

Basketboll 08 Qershor 2018 16:52

Jemi në prag të shpalljes së kampionit në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, ku Golden State Warriors udhëheq me rezultat 3-0 ndaj Cleveland Cavaliers, në seritë finale të pllejoffit. Duket se edhe ndeshjen e katërt GSW do ta fitojë në përballje me Cavs dhe kështu të kurorzohet kampion për herë të tretë në në katër vjet e fundit.

Si në shumë shtete të botës, edhe në SHBA është traditë që kampioni i NBA Playoffs të ftohet nga Presidenti në shtëpinë e bardhë në Washington D.C – në vizitë ceremoniale.

Presidenti aktual i SHBA-ve, Trump nuk pëlqehët nga shumica dërrmuese e lojtarëve të NBA, për shkak të komenteve të tija për komunitetin amerikan afro-amerikan. Lojtarët në NBA, hapëtazi kanë shprehur indinjatë ndaj Trump, dhe kanë krituar ashpër Presidentin e tyre duke e vënë në pikëpyetje karakterin dhe qëllimet e dyshimta që sipas tyre mund të këtë ai.

Vitin e kaluar Golden State Warriors ishte shpallur kampion në NBA. Presidenti Trump kishte ndjekur traditën duke i ftuar GSW në shtëpinë e bardhë për vizitë. Lojtarët e GSW kishin deklaruar se nuk do të paraqiten në shtëpine e bardhë edhe nëse ftohet nga Presidenti Trump. Presidenti i SHBA-ve me të parë këto deklarata kishte postuar në Twitter, “Pjesëmarrja në shtëpinë e bardhë është konsideruar nderë për një skuadër kampione. Stephen Curry është duke hezituar, kështu që unë e anuloj ardhjen e tyre”, kishte shkruar Trump.

GSW kishte lëshuar komunikatë për medie për të sqaruar situatën dhe në këtë rast kishin vendosur që tërë ekipi të vizitojnë një muze, së bashku me shumë fëmijë.

Presidenti Trump, përsëri ka deklaruar këtë vit se nuk do të ftojë fituesin e NBA.

Ai ka thënë: “nuk do ta ftojë asnjë nga dy ekipet në finale të NBA.

LeBron James nga radhët e Cleveland Cavaliers, kishte deklaruar se nuk do të ishte i interesuar të vizitojë shtëpinë e bardhë, për shkak të Trump.

Ndeshja e katër në NBA do të zhvillohet sot pas mesnate në Cleveland nga ora 3:00 pas mesnate. /Insporti