U raportua se do të qëndrojë, Perisic lëshon “bombën” e ditës për Modric (FOTO)

Futboll 11 Gusht 2018 08:26

U raportua se do të qëndrojë në Madrid, por sërish Luka Modric ka poshtuar ballinat e medieve italiane, kjo për shkak të Ivan Perisic.

AS e Marca raportuan se lojtari ka vendosur të qëndrojë në Bernabeu dhe të nënshkruajë kontratën e re, i cili do të fitojë mbi 10 milionë euro.

Por, cila është e vërteta, ajo që shkruajnë mediet spanjolle, apo postimi i fundit i Perisic në rrjetet sociale, që ka marrë vëmendjen e medieve botërore…

Anësori i Interit ka postuar një foto në Instagram me Marcelo Brozovic dhe ardhjen e re nga Atletico Madridi, shokun te Kroacia, Sime Vrsaljko.

Ai i uroi mirëseardhje Vrsaljkos dhe bëri kureshtarë miliona tifozë me atë që shkroi dhe përmendjen e Modricit.

“Mirëserdhe Vrsaljko. Kush po mungon?”, shkroi Perisic, duke iu referuar Lukas. /Insporti.com/