UEFA publikon ekipet që luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Futboll 10 Maj 2018 13:06

Duke pasur parasysh se në shumicën e ligave në Evropa ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të sezonit dhe pak a shumë është e qartë se cilat ekipe do të përfundojnë në cilat pozita, UEFA ka publikuar listën e ekipeve që e kanë të konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19.

Kuptohet që në xhiron e fundit edhe mund të ndodhë ndonjë befasi, por kështu si qëndrojnë gjërat aktualisht, më shumë se 20 ekipe nga 32 gjithsej, tashmë dihen dhe ekipet tjera nga e tërë Evropa do të luftojnë për vendet e mbetura.

Në postimin e UEFA-s janë, ekipet që janë me shkronja të theksuara dhe vijnë nga ligat e mëdha e kanë të konfirmuar pjesëmarrjen, e ato janë:

ESPBarcelonaAtlético MadridReal MadridValencia
GER
Bayern München, Schalke, Borussia Dortmund, Hoffenheim
ENGManchester CityManchester UnitedTottenham Hotspur, Liverpool
ITAJuventusNapoli, Roma, Lazio
FRAParis Saint-Germain, Lyon
RUSLokomotiv Moskva, Spartak Moskva
PORPorto,
UKR: Shakhtar Donetsk
BEL: Club Brugge
TUR: Galatasaray

Duhet thënë se kjo listë mund të ndryshojë në të mirë të ekipeve angleze në rast se Liverpooli e fiton Ligën e Kampionëve dhe mbetet më poshtë se vendi i katërt në tabelën e Premier Ligës, gjë që ka pak gjasa të ndodhë.

Të premten dihet se cilat ekipe nga Kosova kanë përmbushur kushtet për licencim në UEFA dhe kush mund të aspirojë pjesëmarrje në garat evropiane.

Insporti ka bashkëngjitur edhe shpjegimi ne UEFA-s në video për sistemin e ri të garave dhe të kualifikimit në Ligën e Kampionëve, për periudhën 2018-2021, të miratuar së fundmi nga UEFA.