Vajza që i përngjan Ronaldinhos, e “pëson” në Tinder

Futboll 04 Gusht 2018 12:59

Tinderi është një gjë e mrekullueshme. Aplikacioni i telefonave mobil e skenon terrenin, gjen partnerë potencialë varësisht nga preferencat gjinore dhe seksuale dhe dy të panjohur e pëlqejnë njëri tjetrin, mund të fillojnë të komunikojnë së bashku.

Mirëpo, gjërat janë jo gjithmonë kaq të thjeshta. Një vajzë nga Kanadaja, e cila dukej se kishte një profil të rregullt në Tinder, por i përngjante pak si shumë Ronaldinhos, futbollistit të famshëm brazilian, ka qenë objekt i një talljeje, që u bë hit në internet.

Një djalosh në mesazhin e tij të parë i kishte shkruar “A e ke parë që David Seaman kishte dalë nga pozita e tij, apo kishe krosuar”, duke iu referuar golit legjendar që Ronaldinho e kishte shënuar kundër Anglisë në botërorin e vitit 2002.

Sado që referenca historike është e shkëlqyeshme dhe sensi për humor po ashtu, ky është shembulli i radhës se si aplikacionet online mund të përdoren edhe për tallje të njerëzve, praktikë kjo prezente tashmë gjithandej.