Vuçic komenton pse Serbia anuloi ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja 23 Mars 2018 23:26

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Bruksel pasi Federata e Evropiane e Hendbollit skualifikoj Serbinë nga turneu për kualifikime për Kampionatin Botëror U21 të hendbollit për femra; ani pse serbët ishin organizatorë të turneut

Vuçiç ka diskutuar me Bashkimit Evropian edhe për protestat në qendër të kryeqytetit të serbëve, Beogradit.

Aleksandar Vuçiç, është deklaruar rreth ndeshjes së anuluar nga Qeveria e Serbisë, përkatësisht Ministria e Punëve të Bredshme, e planifikuar të zhvillohej në Beograd, për kualifikimet e Kampionatit Botëror U20.

Vuçic ka thënë se anulimi i ndeshjes është i arsyeshëm sepse Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën.

“Nuk mund të zhvillohet ndeshje mes Serbisë dhe Kosovës, sidomos në territorin e Serbisë. Tifozët kanë vepruar me mençuri. Ata erdhën në natën para lojës dhe kënduan këngë patriotike. Ata nuk bënë telashe, ata e bënë atë me shumë mjeshtëri.”

Në fund Vuçiç ka përshendetur veprimet e “mençura” dhe me “mjeshtëri” të qytaterë te tij, duke thënë se siguria e tyre është synimi kryesor i tij.

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra e ka fituar ndeshjen kundër Serbisë me rezultat zyrtar 10-0.

Ndeshja është dashur të luhet në Qendrën Sportive të Kovilovos, që gjendet në afërsi të Beogradit. Në kohën kur përfaqësuesja jonë po bëhej gati për ndeshje u bë i ditur vendimi që erdhi në formë të shkruar nga MPB-ja e Serbisë, që ndeshja nuk do të zhvillohet.