Warriors – Cavaliers, gjithçka që duhet të dini (VIDEO)

Basketboll 01 Qershor 2018 02:11

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e serive të finalës së NBA Playoffs, ku do të përballën Golden State Warriors – Cleveland Cavaliers. Kjo është finalja e katërt radhazi që skuadrat më të mira në vitet e fundit në NBA, takohen. Krahasime, fakte, të nënvlerësuar, të mbivlerësuar, LeBron apo Durant, 1% shansa e Cavs të bëhen kampion, 4 apo 5 ndeshje; kryesisht do të jenë temat që do të diskutohen në pikën kulminante të sezonit në NBA.

Në tri takimet e fundit mes GSW dhe Cavs, 2 tituj kanë shkuar në Aukllend, Kaliforni ndërsa 1 në Klliveland, Ohajo.

Në vitin 2015, kur u takuan këto dy ekipe, ishte viti që LeBron James arriti të krijoj super e ekipin e dytë në të cilin do të merrte pjesë. Kyrie Irving ishte 22 vjeç ndërsa Kevin Love erdhi si All-Star nga Minnesota Timberwolves.

Në konferencën perendimore, po vinin si stuhi Golden Warriors, me snajperistët Stephen Curry dhe Klay Thompson. Të dy lojtarët e GSW atë sezon po bënin atë që nuk ishte parë në NBA, duke shënuar së bashku 522 treshe së bashku gjatë sezonit të rregullt.

Në finale u takuan ekipet ashtu sikur ishte pritur dhe GSW fitoj përballjen 4-2, mirëpo Cavaliers ishte të hendikepuar pasi që Kevin Love de Kyrie Irving u lënduan.   

Në vit më vonë, Cleveland ka fituar ndaj GSW, duke shënuar historinë si ekipi i parë në NBA, që arrin të përmbysë rezultatin nga 3-1 në 4-3. Kujtojmë se atë sezon GSW kishte thyer rekordin e fitoreve(73-9) në sezonin e rregullt të ekipin më të mirë të gjitha kohërave Chigaco Bulls(72-10) nga viti 1996.

Viti 2016, dy javë pas humbjes turpëruese nga Cavaliers, ekipi nga “bay area” trasferoi super yllin Kevin Durant dhe minimizoi çdo mundësi që dikush tjetër të tentojë fitimin e trofeut “Larry O’Brien”. Ndodhi pikërisht ashtu si ishte pritur, GSW në finale deklasuan Cleveland Cavaliers 4-1 edhe pse LeBron James shënoi mesatare triple-double gjatë 5 ndeshjeve.

Këtë vit, LeBron James me seriozitetin e tij që të dominoj ekipin e Cavaliers, e ka shtyer super yllin Kyrie Irving të largohet. Kyrie përfundoi në Boston Celtics, në Cavaliers erdhi Thomas dhe Crowder. I tërë opinioni publik kryqëzoi Kyrie duke thënë se ai është dukur lojtar i mirë pasi që në ekip kishte James, madje kishte edhe nga ata që thonin se Thomas është i nivelit të njejtë si Irving.

Çfarë ndodhi? Irving me Boston Celtics dominuan konferencën lindore deri para se fundori të lëndohet dhe të shpallet i pa aftë deri në fund të sezonit. Fati i James kulmoi. Ai përsëri arriti me shumë vështirësi të jetë në finale pikërisht duke fituar kundër “juniorëve” të Bostonit, të cilët në fushë udhëhiqeshin nga veterani Al Horford. Bostoni humbi dhe fitoi një yll të ri, Jason Tatum.

Finalja e NBA Playoffs mes Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, duket të jetë qesharake nëse krahasojmë kalibrin e lojtarëve nga të dyja skuadrat. Ky takim për GSW sa i përket rivalitetin do të jetë i ngjajshëm me atë të raundit të parë ndaj San Antonio Spurs, pasi që Cavaliers ka një super yll, LeBron James, me udhëheqje jo proporcionale nga trajneri i tij. Në anën tjetër kundërshtari i raundit të parë në Playoffs, San Antonio Spurs kanë super trajner, por pa lojtarin më të mirë, Kwahi Leonard.

Deri më tani GSW, për shkak se garon në konferencën perendimore, sipas analistëve dhe njohësve të NBA, ka pasur të gjithë kundërshtarët më të mirë se Cavaliers në Playoffs.

GSW janë më të vendosur se kurrë të deklasojnë LeBron James, dhe të ngritin për herë të tretë në katër vjetët e fundit titullin e NBA.

Ndeshja e parë fillon në orën 3 pas mesnate në “Oracle Arena” që është shtëpia e Golden State Warriors. /Insporti